Vala e nëntë e sulmeve iraniane kundër Izraelit ka filluar dhe do të vazhdojë deri në agim, raportuan mediat iraniane të hënën, duke cituar një zëdhënës të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike.
Aktualisht është pothuajse mesnatë në Izrael.
Siç shkruan CNN, sulmet përfshijnë dronë dhe raketa, të cilat po shkojnë drejt qyteteve izraelite të Haifës dhe Tel Avivit, sipas Mehr News, një agjenci gjysmëzyrtare iraniane lajmesh.
Ndryshe, në një deklaratë të bërë së fundi, kryeministri izraelit, Netanyahu nuk e përjashton mundësinë e vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit