Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Infermierët paralajmërojnë protestë, kërkojnë shtesa për shujta e poashtu pagesën e orëve shtesë

    12/02/2024 20:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Punon tash e disa vite në shërbim të pacientëve, por infermieri Përparim Berisha, sikur shumë kolegë të tij, është i pakënaqur me një sërë çështjesh.

    Dallimi ndërmjet angazhimit dhe shpërblimit financiar për të është bërë shumë i madh.

    Por, as një sërë benefitesh, si pagesat për shujta, e kompensimi për orët shtesë, nuk janë duke u kryer, duke rritur pakënaqësitë tek një prej profileve shëndetësore që vazhdimisht është duke ikur nga vendi.

    Përparim Berisha-Infermier ka deklaruar se “Në vitin 2021/22 vazhdimisht kemi pas dyfishim të ikjes së numrit të infermierëve dhe besoj që ketë vit ka me pas ende më shumë pasi ketë vit ata kanë mundësi më shku vet dhe me pa se si janë kushtet atje”.

    Duke parë që zgjidhja nuk po bëhet, të njëjtit kanë thirru një proteste për ditën e enjte.

    Përveç pagesës për shujta e punës jashtë orarit, ata kërkojnë të paguhen edhe për punën gjatë festave e  gjatë vikendeve.

    Enlirat Duraku, nënkryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë në QKUK, ka deklaruar se “Muajin dhjetor mjekët kanë marr mbi 1 mijë euro shtes ndërsa infermierët janë përjashtu totalisht. Mos pagesa e punës gjatë vikendit, gjatë festave, secili infermier I kalon mbi 192 orë shtes brenda mujit dhe nuk është në rregull kështu”.

    Për ketë paralajmërim, Drejtoria e SHSKUK-së thonë se nuk kanë asgjë në dorën e  tyre.

    SHSKUK thuhet se“Pagesa e gjithë mjekëve dhe profesionistëve shëndetësor është e përcaktuar me Ligjin e Pagave dhe pagesat nuk varen nga ShSKUK. Ne si ShSKUK e çmojmë dhe vlerësojmë maksimalisht punën e infermierëve të profileve të ndryshme dhe jemi pro çfarëdo mbështetjeje që do të përmirësojë mirëqenien e tyre”.

    Ndonëse jo insitucionet përkatëse,  gjatë së martës në seancë plenare një parti opozitare,  pritet ta adresoj  shqetësimin e infermierëve.

    Shemsedin Dreshaj-AAK ka thënë “Shqetësimet e  tyre janë të drejta, ndërsa vendimi i marr nga Qeveria për mos pagesë të orëve shtesë mendoj se është një potez i gabuar, ne e kemi nesër në interpelancë ministrin Hekuran Murati dhe do e ngris këtë çështje”.

    Protesta e infermierëve pritet të mbahet gjatë së enjtes në ora 12:00, para objektit të drejtorisë së SHSKUK’së.

    Artikuj të ngjashëm

    Caktohet seanca fillestare ndaj tri infermiereve të akuzuara për sulm ndaj të moshuarës në Pejë

    Aktakuzë ndaj tri infermiereve për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë

    Infermierët paralajmërojnë ikje nga Kosova, të pakënaqur me koeficientin e pagave

    Të Fundit

    Abdixhiku nis takimin me Osmanin, pamjet i nxjerr Presidenca

    Krasniqi: Kurti dhe VV s’duhet të merren me interpretime, i kanë humbur rastet sa herë i kemi çuar në Kushtetuese

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, arrin në Presidencë – pas pak fillon takimi me presidenten Vjosa Osmani

    Krasniqi pas takimit me Osmanin: Rikonfirmova gatishmërinë e PDK-së për gjetjen e një zgjidhjeje

    Ambasada me proverb gjerman i reagon Serbisë për ndërtimin e urave: “Së pari pastro para derës tënde”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.