Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se Imamit i Qabesë, Dr. Bandar Belilah, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ka udhëhequr faljen e namazit të xhumasë dhe ka mbajtur hytben para besimtarëve në Xhaminë e Madhe në Prishtinë
Në njoftimin e BIK thuhet se Belilah theksoi rëndësinë e ruajtjes së vlerave islame.
Imami i Qabesë fali namazin dhe mbajti hytben Xhumasë në Xhaminë e Madhe në Prishtinë
“Në një atmosferë të jashtëzakonshme shpirtërore, mijëra besimtarë u mblodhën sot në Xhaminë e Madhe në Prishtinë për të falur namazin e xhumasë nën udhëheqjen e imamit të Qabesë, Dr. Bandar Belilah.
Imami i njohur nga Arabia Saudite, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ka udhëhequr faljen e namazit të xhumasë dhe ka mbajtur hytben para një numri të madh të besimtarëve që ka ngjallur interes tek besimtarët nga e gjithë Kosova.
Në hytben e tij, Dr. Belilah theksoi rëndësinë e ruajtjes së vlerave islame, forcimit të besimit dhe unitetit në mesin e myslimanëve, duke përçuar mesazhe paqeje, mirësie dhe drejtësie. Ai gjithashtu falënderoi popullin e Kosovës për mikpritjen dhe përkushtimin ndaj fesë islame”, thuhet në njoftim.