Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ikballe Huduti me propagandë pro-Iranit, arsyeton vrasjen e gruas që hoqi shaminë

    23/09/2022 21:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nga vajtimi për vdekjen e gjeneralit iranian, e deri tek arsyetimi i Iranit për vrasjen e 22 vjeçares që ndodhej në paraburgim, Ikballe Berisha – Huduti, përfaqësuese e sektit shija në Kosovë, zgjedhë rrjetet sociale për të dhënë deklarata skandaloze.

    Njëjtë ka vepruar edhe sot, përmes komenteve në një postim të hoxhës Drilon Gashi, ku e ka krahasuar paraburgimin në Iran me Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan.

    “Prandaj Mahsa Amini ka qenë në Edukim Moral si lloj paraburgimi që e kemi ne në Kosovë në burgun ku isha une , Qendra Korrektuese për Femra në Lipjan”, thuhet në komentin e Ikballe Hudutit.

    Por ajo shkon edhe më tutje. Duke arsyetuar vrasjen e Mahsa Aminit me videot që pretendohet, se ka publikuar në rrjete sociale, e duke thënë se nuk e ka vendosur shaminë, ka përdorur buzëkuq, e ka konsumuar duhan.

    “Mahsa ka qene në paraburgim sepse nuk ka kryer vepër penale por vepër morale të lehtë që e quajnë ” La tabkabu zina” -” mos iu afroni amoralitetit zinasë apo ma shqipë kurvërisë” . Mahsa Zoti ia falt i ka thyer parimet ligjet e etikës morale .Nëse ia shikoni videot e saja ne rrjete sociale ajo tërë kohën është veshur me të kuqe të flakta plus me buzëkuq e ne video nuk e ka pasur shamin pothuajse asnjëherë. Tradita iraniane nuk e miraton ngjyrën e kuqe dhe pirjen e cigares ne publik, numërohet si femër prostitute që duhet dënohet. Prandaj Mahsa nuk është mbytur por ka pas attak sulm në zemër që e kan derguar ne spital, dhe shihet shumë mirë në videot që Irani i tregon si në burg si në spital për trajtimin njerezor që ka pasur e ndjera Mahsa”, ka thënë Huduti.

    Tutje, ajo vazhdon me arsyetimin për vrasjen e 22 vjeçares, që ka shkaktuar reagime anë e mbanë botës, e protesta të shumta anti-qeveritare në Iran.

    “Mbulesa apo hijabi i Mahses dhe miliona grave ne Iran nuk është Hijab por është veshja minimale e etikës islame . Pra shamija në maje të kokës , flokët 80% janë të pambuluara si dhe tunika që duhet femrat me i mbulu vithet e veta, kjo pra nuk është hixhab. Por qëllimi i të paedukuarave dhe pabesimtareve të helmuar nga modernizmin shtë që të largohet edhe ajo copë pluhur dhe tunika, e pastaj vaj halli për moralin ne Iran sepse me largimin e këtyre dy garave nuk i dihet neser si do të vishen me minofundabndoshta e me brek siq vishen bvajzat tona n Kosovë. Ndersa vajzat ne Gjermani e kanë vendin e posaqshëm për veshjet që janë gjysëmlakuriqe si tek ne ne Kosovë”, ka thënë ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Huduti: Viti i Ri është festë e jona, duhet t’i japim vetes pak adrenalinë

    Ikballe Huduti: I dhurova burrit grua të përkohshme

    Të Fundit

    Data historike, 35 vjet nga Deklarata 2 Korrikut

    Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviq

    VIDEO/ Erërat e forta në Lindau Bodensee të Gjermanisë, një vajzë ka mbetur brenda veturës

    Presidentja Osmani takon sot veç e veç krerët politikë, e nis me Kurtin

    Nxehtë sot, maksimalja deri në 35 gradë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.