Zlatan Ibrahimoviq ka thënë se nuk mendon që do të pensionohet në fund të këtij sezoni, ndërsa nuk hezitoi të zbuloj interesimin e skuadrës së Monzas në të.
Ibrahimoviq tha se skuadra e Silvio Berlusconit veçse e ka të gatshme një kontratë për të, por se suedezi është krenarë që është te Milani.
“Monza më tha se ata e kanë një kontratë të gatshme për mua. Por, unë jam një lojtar i Milanit dhe unë jam krenarë për këtë gjë”, tha Ibrahimoviq.
Ndërkaq, sa i përket pensionimit, Ibrahimovic tha: “Unë nuk mendoj që do të pensionohem në fund të këtij sezoni. Por më duhet që të gjej një ekuilibër të mirë”.
Kontrata aktuale e Ibrahimoviqit me Milanin do të skadojë në këtë muaj.