BallinaLajme

Kërcënimi me bombë në Kuvend, Kurti: Dëshmon luftën aktive hibride të Serbisë ndaj Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përgëzuar institucionet shtetëtore për reagimin profesional lidhur me kërcënimin e rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës të shtunën e 6 korrikut.

Ai ka thënë se konfirmimi se ky kërcënim e ka origjinën në Serbi dëshmon sërish luftën libride të Serbisë ndaj Kosovës.

Përgëzoj institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional. Konfirmimi se ky kërcënim e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë”, shkroi Kurti.

Për këtë reagoi edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se numri i telefonit i përket një shtetasi serb, Lazar Zhivkoviq.

Sipas tij ky numër lidhet me disa profile që kanë fotografinë e kriminelit Ratko Mlladiq.

“Institucionet relevante të sigurisë e kanë trajtuar me prioritet të lartë këtë sulm hibrid ndaj institucioneve të Kosovës, i cili është konfirmuar se ka origjinën në Serbi. Numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS. Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladić”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

LEXO EDHE:

Back to top button