Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ia kishte operuar babain, Kurti tregon kur e takoi për herë të parë Bukoshin: Prindërit e admironin doktor Bujarin

    12/06/2025 17:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka treguar se ai ka qenë 10 vjeçar kur edhe e ka takuar për herë të parë ish-kryeministrin në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshin, i cili dy ditë më parë ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare.

    Kurti në deklarimin e tij, ka thënë se ish-kryeministrin Bukoshi e kishte takuar në vitin 1985, pasi që prindërit e tij kishin organizuar një ndejë për mjekët që kishin përfunduar me sukses operacionin e babait të tij në Spitalin e Prishtinës.

    Kryeministri në detyrë, ka theksuar se prindërit e tij e admironin Bukoshin, porse edhe ai kishte admirim për të.

    ‘‘Unë personalisht Dr. Bujarin e kam takuar për herë të parë në jetë në moshën time 10-vjecare. Ka qenë viti i largët 1985 atëherë kur prindërit e mi patën organizuar një ndejë për mjekët që kishin përfunduar me sukses operacionin e babait tim në Spitalin e Prishtinës pas shpërthimit të idhëzës. Kurrë nuk e harroj admirimin që kishin prindërit e mi për Dr. Bujarin e Dr. Zanën, por njëkohësisht unë kisha edhe një admirim shtesë; sa fëmijëror, ndoshta edhe kombëtar. Më pëlqenin emrat e këtyre dy doktorëve, që prindërit e mi i admironin si profesionist të shquar shqiptar; Bujar dhe Zana. Unë do të dëshiroja që edhe prindërit e mi të kishin aso emra shqip, por isha veçse 10 vjeç atëbotë’’, ka deklaruar ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Të Fundit

    Shefja e ambasadës amerikane: Kam festuar 4 korrikun në shumë vende, s’mund të imagjinoj më mirë se në Kosovë

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Milishevci – Bukuritë që Shërojnë

    Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

    Gjilas thotë se fëmija e pyet Vuçiqin se çfarë bëri atë ditë: Babi propozoi të vrisnin 100 myslimanë për një serb

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.