Një femër ka raportuar se derisa ishte duke punuar, në zyrë është futur një person i maskuar dhe nën kërcënimin e pistoletës i ka grabitur rreth 4 mijë e 600 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:55 në rrugën “Brahim Ademi”, në Ferizaj.
Tutje në raport thuhet se rasti është duke u hetuar.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke punuar në zyrë është futur një person i maskuar dhe nën kërcënimin e pistoletës i ka grabitur rreth 4600€ para të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.