Pas një momenti që u bë viral në rrjetet sociale, drejtori ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, Andy Byron, ka reaguar publikisht për herë të parë.
Ai është parë në një video nga “kiss cam” gjatë një koncerti të Coldplay në Boston, ku shihet duke përqafuar Kristin Cabot – drejtoreshën e burimeve njerëzore në të njëjtën kompani. Videoja u përhap me shpejtësi në internet, duke shkaktuar zemërim – veçanërisht për faktin se Byron është i martuar.
Pas zhurmës në rrjet, bashkëshortja e tij Megan Kerrigan hoqi mbiemrin Byron nga Facebook, gjest që u interpretua si reagim i qartë për situatën në çift.
Në një deklaratë publike të publikuar më 17 korrik nga New Yorku, Byron pranoi fajin:
“Dua të kërkoj sinqerisht falje gruas sime, familjes sime dhe ekipit në Astronomer. Ju meritoni më shumë nga unë si partner, si baba dhe si udhëheqës”, ka thënë ai.
Ai shtoi se momenti që duhej të ishte “një natë muzike dhe gëzimi”, u shndërrua në “një moment personalisht i dhimbshëm dhe profesionalisht i turpshëm”.
Në fund të reagimit, Byron u ankua edhe për faktin që momenti u publikua pa pëlqimin e tij:
“Ky është një shembull i rrezikshëm i kulturës së spektaklit dhe shkeljes së privatësisë”.