Lajme

I amputohet këmba policit që pësoi prej aksidentit të shkaktuar nga pizgaueri i KFOR-it

Dy ditë më parë u bë virale një video nga qyteti i Pejës, ku një polic pësoi nga një aksident që u shkaktua nga një pizgauer i KFOR-it.

Raportohet se si pasojë e aksidentit, policit të trafikut në Pejë, G.S. i është amputuar këmba.

”Ia kanë këputur deri mbi gju. G.S. është emri i policit që e ka pësuar. Është i angazhuar si polic trafiku në komunë”, tha ndër tjerash ky burim për përmbledhja.com.

Përmbledhja.com ka dërguar pyetje edhe në adresë të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Back to top button