Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hoxha i ‘Mercedesit’ e quan leckë flamurin kuq e zi (VIDEO)

    16/04/2023 12:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Imami Mazllam Mazllami gjatë kësaj jave mori shumë vëmendje për shkak se mori një veturë luksoze nga ‘xhemati’ i tij.

    Por, përkundër një paraqitjeje të moderuar së fundi, duket se imami kishte komente përdhosëse ndaj flamurit kombëtar.

    Vetura që e pranoi ky imam para disa ditësh bëri që të shpërthenin komentet e ndryshme në rrjete sociale. Mes këtyre komentuesve ishte edhe gazetari Valon Syla, që dyshohet se e pësoi keq pikërisht shkaku i çështjes në fjalë.

    Kjo nxiti edhe një debat tjetër në lidhje me gjuhën e urrejtjes dhe mosdurimit.

    Por, pikërisht urrejtëse dhe mosduruese duken disa komente të z. Mazllami që janë publikuar në platformën TikTok.

    “Kjo është harrën, leckë, bezë,” – thotë z. Mazllami derisa kap flamurin kombëtar shqiptar me duar.

    “Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj!” – dëgjohet derisa shton ai. Mazllami po ashtu shprehet se edhe po të mos vendosej flamuri kuq-e-zi për 28 nëntor “nuk do të bëhej kijameti”.

    Në këtë video, ai ka komente edhe për dëshmorët duke folur në mënyrë mjaft të rëndë.

    “Shehid nuk bihet qysh po thotë dikushi… plot shehida jemi ba. U mushë Kosova dëshmorë.” – nis komentin e tij z. Mazllami.

    “E lus Allahun që këta që na kanë ra dëshmorë ishalla janë dëshmorë të Allahut. Se na që i shkrujmë dëshmorë e ju vëmë pllakata, pas pesëdhjetë vjete krejt jau thejmë ato.” – vazhdon ai.

    Më tutje, ai përmend edhe himnin kombëtar shqiptar duke iu shtruar pyetje ndjekësve të tij se “me qët flamur në xhenet (parajsë) a hijmë?”

    Kujtojmë se pas sulmit ndaj z. Valon Syla janë arrestuar tre persona që po dyshohen për kryerjen e veprës penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

    Më poshtë e keni videon e publikuar:

    @allbenjan

    A e ka pas Valon Syla mire ?

    ♬ original sound – allbenjan

    Artikuj të ngjashëm

    Molliqaj: Asociacioni e zhdukë simbolikën e yjeve, flamuri nuk mund të jetë më i njëjti

    Ftesa e mundshme nga Shqipëria për Delloven, flet babai i tij

    Imami “i Mercedesit” kërkon falje pasi përdhosi flamurin kombëtar: Unë jam veteran i UÇK-së

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.