Lumbardh Dellova është emri i fundit që është përfolur për një ftesë të mundshme nga Shqipëria.
Mbrojtësi i Ballkanit ka tri paraqitje të regjistruara për Kosovën, por asnjë zyrtare dhe mund të jetë alternativë për Sylvinhon.
Indeksonline ka kontaktuar babain e tij, Nexhmedin Dellovën. Babai i mbrojtësit kosovar ka konfirmuar se ka patur një ftesë nga Shqipëria.
“Një person më ka kontaktuar në emër të Kombëtares Shqiptare për Lumbardhin. Fillimisht presim mundësinë e ftesës nga Kosova, nëse nuk e marrim na duhet të bëjmë zgjidhje. Dëshira e djalit është Kosova. Po presim në tetor a po e pranojmë ftesën, nëse jo duhet shikuar mundësi tjera” ka thënë Nexhmedin Dellova.