Hoti: Kurti braktisi dialogun për njohje reciproke, sot merret me struktura paralele
Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka komentuar veprimet e Kurtit në dialog, në virin 2021 – duke i krahasuar me ato të tanishmet
Përmes një postimi në Facebook, Hoti u shpreh se 5 vjet më parë, aleatët ishin dakorduar se dialogu duhej zhvilluar vetëm për marrëveshje përfundimtare.
“Tash, pas disa vitesh sanksionesh nga BE-ja dhe kritikash nga aleatët e tjerë, Kurti detyrohet të merret me normalizimin e funksionimit të strukturave paralele.
Kosova sigurisht se duhet të jetë e gatshme për dialog me fqinjin verior, gjithmonë me ndërmjetësimin e aleatëve. Por askush nuk ka të drejtë të pranojë zgjidhje, edhe pse mund të duken teknike, që normalizojnë funksionimin e strukturave paralele. Nuk duhet të pranohet vendosja e një ‘status quo’-je” deklaroi Hoti.