Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hoti: Gjykata Kushtetuese duhet të zgjidhë problemet politike që i ka krijuar vetë

    29/07/2025 15:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk ka nevojë dhe nuk duhet të zgjidhë çdo problem politik, por vetëm problemet që i ka krijuar vetë.

    “Gjykata Kushtetuese nuk ka nevojë dhe nuk duhet të zgjidhë çdo problem politik. Ajo duhet të zgjidhë, para së gjithash, ato probleme politike që i ka krijuar vetë.”

    Ai ka thënë se me aktgjykimin e vitit 2014, Kushtetuesja e ka kurthuar procesin e konstituimit duke shkelur dy parime fundamentale të demokracive parlamentare.

    “Me aktgjykimin e vitit 2014, i cili citohet edhe në aktgjykimin e datës 26 qershor 2025, duke ia njohur partisë së parë të dalë nga zgjedhjet të drejtën absolute për propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, Gjykata Kushtetuese e ka kurthuar procesin e konstituimit të Kuvendit duke shkelur dy parimet fundamentale të demokracive parlamentare.”

    Sipas tij bëhet fjalë për shkeljen e parimit të dominimit të shumicës dhe parimin kushtetues sipas të cilit mandati i deputetit është i lirë dhe i pakushtëzuar.

    “E para, ka shkelur parimin e dominimit të shumicës. Si rregull bazë, në demokracitë parlamentare, duke vepruar në kuadër të frymës kushtetuese, shumica gjithmonë vendos. Aktgjykimi i vitit 2014 e ka shkelur këtë parim, duke ia dhënë të drejtën vetëm partisë së parë të propozojë kryetarin e Kuvendit, pavarësisht se ajo parti nuk e ka siguruar shumicën parlamentare. Si rezultat, mund të jenë 80 deputetë – mjaftueshëm për të ndryshuar edhe Kushtetutën – që mbështesin një kandidat të caktuar, por e kanë të pamundur të votojnë pa vullnetin e pakicës për të propozuar atë kandidat. E dyta, aktgjykimi i vitit 2014 ka shkelur parimin kushtetues sipas të cilit mandati i deputetit është i lirë dhe i pakushtëzuar. Duke ia njohur të drejtën absolute partisë së parë për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, Gjykata Kushtetuese e ka cenuar këtë parim kushtetues. Deputeti nuk është i lirë në ushtrimin e mandatit pasi mund të votojë vetëm propozimin që vjen nga partia e parë.”

    Hoti ka shtuar se kjo krizë politike duhet të zgjidhet për të dalë nga ngërçi aktual dhe të mos përsëritet.

    Ai ka thënë se zgjidhja është që partisë së parë i jepet e drejta e propozimit por kjo e drejtë të jetë e kufizuar me kohë. Pasi të përfundojë një afat i caktuar, e drejta i kalon kujtdo që mund ta formojë një shumicë parlamentare.

    “Kjo krizë politike, e krijuar nga Gjykata Kushtetuese, duhet të zgjidhet për të dalë nga ngërçi aktual politik, si dhe për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen. Zgjidhja është e qartë: sikurse me rastin e zgjedhjes së Qeverisë, i pari që del nga zgjedhjet – apo siç njihet, fituesi relativ – e ka të drejtën e propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit, e më vonë edhe të mandatarit për formimin e Qeverisë, në mënyrë automatike. Por kjo e drejtë automatike duhet të jetë e kufizuar në kohë. Pas një afati të arsyeshëm kohor, siç është përcaktuar në rastin e zgjedhjes së Qeverisë, e drejta i kalon kujtdo që arrin të formojë shumicën parlamentare.”

    Hoti thotë se kjo zgjidhje është brenda kushtetutës, në përputhje me parimet elementare të funksionimit të demokracive parlamentare dhe në linjë me praktikat e shumë vendeve evropiane.

    “Edhe nëse, siç po komentohet këto ditë nga disa njohës të çështjeve kushtetuese, Gjykata Kushtetuese vendos ta kthejë seancën konstituive në datën kur, në mënyrë jokushtetuese dhe arbitrare, është ndërruar rendi i ditës nga ana e Kryesuesit të përkohshëm të Kuvendit, sërish duhet të zbatohet parimi bazë kushtetues: shumica vendos. Fituesi relativ i zgjedhjeve mund ta shfrytëzojë të drejtën e tij brenda një afati të arsyeshëm kohor, pas të cilit afat e drejta i kalon kujtdo që arrin të formojë shumicën në Kuvend. Vetëm një zgjidhje e tillë respekton parimin e shumicës dhe mandatin e pakushtëzuar e të lirë të deputetit.”

    Artikuj të ngjashëm

    Taravari zyrtarizon kandidatët për kryetarë komunash, nuk përjashton listat e përbashkëta me BDI-në

    Policia konfirmon therjen me thikë në Lipjan, detaje

    Apple po e mendon ndryshe telefonin e palosshëm – dalin përmasat e para

    Të Fundit

    Taravari zyrtarizon kandidatët për kryetarë komunash, nuk përjashton listat e përbashkëta me BDI-në

    Policia konfirmon therjen me thikë në Lipjan, detaje

    Apple po e mendon ndryshe telefonin e palosshëm – dalin përmasat e para

    Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Enver Sekiraqës: Pretendimet për shkelje të të drejtave, të pabazuara

    Guerot për propagandën me fotot e FSK-së në veri: KFOR-i meriton respektin e të gjithëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.