OP/ED

Nipi që ia përtëriu emrin kujton axhën Fahri Fazliu: Heronjtë vetëm ditëlindje kanë!

Shkruan: Fahri Fazliu i ri

Sot, më 24 shkurt 2026, do t’i mbushte 63 vjet uragani i luftës për liri, pavarësi dhe përparim shoqëror, Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu.

Fahriu ishte një uragan i bashkimit kombëtar, një zë dhe një veprim që nuk u ndal kurrë.

Fahri Fazliu i përket plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e me pushkë. Ai ra për të mos vdekur kurrë, në një luftë të pabarabartë, më 2 nëntor 1989, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Aty, së bashku me Afrim Zhitinë, qëndruan heroikisht, duke i dhënë historisë mesazhin e përjetshëm se liria nuk vjen pa sakrificë dhe pa gjak.

Ranë si trimat, ranë duke kënduar, për t’u bërë përjetësisht dritë e udhërrëfyes i lirisë.

Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Fahri Fazliu. 🇦🇱

Back to top button