Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haziri: Për herë të parë po ndodhë që të mos zbatohet vendimi i Kushtetueses

    03/07/2025 18:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e konstituimit, thotë që nuk ndryshohet standardi dhe as agjenta që e ka vendosur legjislatura e tetë.

    Sipas Hazirit, kurrkush nuk po mund ta gjejë atë që e po e thotë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në lidhje me votimin e fshehtë.

    “Tash është një rregull i ri. Nuk mundet cështjet politike t’i zgjidh Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese përfaqëson institucionin e pavarur, kredibilitetin e saj, që ka nxjerr vendime për të rrëzuar president, për të ndërruar president, për të rrëzuar qeveri dhe është respektuar”.

    “Kurrkush nuk po mundet ta gjejë atë që po e thotë Kurti. Për herë të parë, partia e parë e zgjedhjeve të 9 shkurtit po e sfidon autoritetin, kredibilitetin, vendimmarrjen e Gjykatës Kushteteuse”, tha Haziri në Klan Kosova.

    Tutje, ai u shpreh se moszbatimi i një aktvendimi të Gjykatës Kushteteuse po ndodhë për herë të parë në Kosovë, teksa shtoi se Kurti s’po i lë deputetët ta ushtrojnë mandatin e tyre.

    “Moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për herë të parë po ndodhë në Kosovë. Nuk ka pasur vendim që nuk është zbatuar. Kurti i ka sfiduar partitë politike, deputetët. Unë nuk po mund ta ushtrojë mandatin tim”, tha ai

    Artikuj të ngjashëm

    Bajrami: Do të marrim pjesë në çdo seancë konstituive

    Manaj kërkon respektim të Kushtetutës: Të mos shkelet rendi i ditës në Kuvend

    Pas PDK-së edhe LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për Komisionin për Votim të Fshehtë

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.