Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haxhiu për rastin e Atilla Kardesh: Dhuna nuk mund të normalizohet dhe assesi të përdoret për spektakël televiziv

    07/11/2024 11:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se dhuna në familje nuk mund të normalizohet dhe assesi të përdoret për të bërë spektakël televiziv.

    Ajo këtë deklaratë e ka bërë referuar pjesëmarrjes në një format televiziv,  Atilla Kardesh, ish bashkëshorti i Drenusha Latifit, e cila e ka akuzuar për dhunë në familje.

    Haxhiu tha  se me aktivizim të mëtutjeshëm kundër këtyre dukurive, është optimiste që Kosova do të jetë një shtet ku gratë dhe vajzat trajtohen në mënyrë të dinjitetshme dhe ku nuk tentohet të bëhet spektakël me rastet e dhunës në familje.

    “Më lejoni të ju falënderoj për solidaritetin dhe aktivizimin që keni pasë sidomos gjatë këtyre ditëve me një rast të fundit, ku një televizion tenton që të normalizojë dhunën, të minimizojë atë, siç ishte rasti i fundit për të cilin të gjithë jemi dëshmitarë. Mendoj që kur kemi raste të tilla kur dikush tenton të minimizojë dhunën dhe normalizojë dhunën, përbashkimi jonë është jashtëzakonisht i rëndësishëm, prandaj jam shumë optimiste që Kosova do të jetë një shtet ku gratë dhe vajzat trajtohen në mënyrë të dinjitetshme dhe ku nuk tentohet të bëhet spektakël me rastet e dhunës në familje. Besoj që kjo është përgjigje për secilin dhunues. Ne pajtohemi që dhunuesit mund të rehabilitohen, por kjo nuk mund të ndodhë në një format të tillë”, tha Haxhiu në tryezën me temë  diskutimi “Thyerja e ciklit të dhunës”.

    Futja e Atilla Kardesh në Big Brother, i akuzuar nga ish-bashkëshortja e tij për dhunë, nxiti reagime të shumta. Organizata për mbrojtjen e grave kërkuan që ai të largohej nga aty dhe të mos i jepej hapësirë në televizion.

    Artikuj të ngjashëm

    Pretendimet për ngacmime seksuale në veri, Haxhiu mbledh përfaqësuesit e Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë

    Gjenden mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë

    Haxhiu: Pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, u mundësua gjykimi në mungesë

    Të Fundit

    Data historike, 35 vjet nga Deklarata 2 Korrikut

    Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviq

    VIDEO/ Erërat e forta në Lindau Bodensee të Gjermanisë, një vajzë ka mbetur brenda veturës

    Presidentja Osmani takon sot veç e veç krerët politikë, e nis me Kurtin

    Nxehtë sot, maksimalja deri në 35 gradë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.