Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Kosova vend i çudirave”, Haskuka s’pajtohet me dënimin e deputetes së VV-së dhe kryeinspektorit

    17/05/2022 13:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-shefi i deputetes së VV-së Jetmire Vrenezi që u dënua me tre vjet burgim, Mytaher Haskuka s’është pajtuar me dënimin e shqiptuar për Vrenezin sa ishte inspektore në Drejtorinë e Inspektoratit në Prizren.

    Ish-kryetari i Prizrenit ka shkruar se Kosova është vend i çudirave pasi rrënimi i objekteve pa leje trajtohet si “keqpërdorim detyre”, për cka edhe është dënuar deputetja e VV-së, Vrenezi

    “Nga sot rrënimi I objekteve pa leje në Kosovë trajtohet si “keqpërdorim detyre”. Kosova vend i çudirave. Vetingu në drejtësi prioritet mbi prioritet”, ka shkruar Haskuka.

    Jetmire Vrenezin e ka dënuar sot gjykata me tre vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Tani deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vrenezi u dënua për punën e saj në komunë të Prizrenit

    Gjykata Themelore në Prizren njofton se Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve I.Th., dhe J.V., për shkak se;

    Se me datë 19 korrik 2019, dhe 21 korrik 2019, në Prizren në objektin “Abi Çarshia” të akuzuarit në cilësinë personave zyrtarë duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” Sh.P.K., Prizren në atë mënyrë:

    I akuzuari I.Th., në cilësinë e Drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, duke ditur se nuk kanë të drejtë të bën rrënimin e objektit pasi i dëmtuari ka aplikuar për legalizim në përputhje me vendimin e MMPH të datës 27.08.2018, jep pëlqimin, organizon dhe merr pjesë aktive në rrënimin e objektit “Abi” Sh.P.K., në Prizren,

    E akuzuara J.V., në cilësinë e inspektores së ndërtimit duke ditur se nuk kanë të drejtë të bëjnë rrënimin e objektit të të dëmtuarit, meqë është në kundërshtim me vendimit e MMPH të datës 27.08.2018, përveç inspektimeve që kanë kryer në objektet, e akuzuara

    J.V., merr konkluzion mbi rrënimin e objektit “Abi Çarshia” pronë e “Abi” Sh.P.K., me nr. ……. me datë 15.07.2019.

    Kështu që të akuzuarit, me datë 19.07.2019, me pjesëmarrjen e tyre aktive, realizojnë rrënimin e aneks objektit “Abi Çarshia” duke ditur se i dëmtuarit ka dorëzuar aplikacionin për legalizim, veprojnë në kundërshtim me Ligjin nr. 06/L024, për trajtimin e ndërtimeve pa leje, dhe atë Neni 6 dhe 11, par. 6 në kundërshtim me nenin 5,6 dhe 7 të Udhëzimit Administrativ nr. 06/19, të datës 12.07.2019, Ligjin mbi procedurën e përgjithshme Administrative si dhe vendimeve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nr. A213/18 si dhe A-179/19, me të cilën janë anuluar aktvendimet të Drejtorisë së Inspektorateve Komunal i ndërtimtarisë në Prizren nr. ………….., nr. ……………, duke obliguar organet Komunale në Prizren të veprojnë konform ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, si dhe Udhëzimeve Administrative në fuqi, andaj të akuzuarit duke mos i përfillur vendime te Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi, me ç ‘rast gjatë rrënimit shkaktojnë dëm.

    Me këtë në bashkëkryerje kanë kryer penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar nga neni 414 par. 1-1 lidhur me nenin 31 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit i GJYKON:

    – Të akuzuarin I.Th., Dënim me GJOBË në shumën prej 2.000 (dymijë) euro, dhe Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej tre (3) viteve

    – Të akuzuarën J.V., Dënim me GJOBË në shumën prej 2.000 (dymijë) euro, dhe Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej tre (3) viteve

    Të akuzuarit – E.M.-Th., A.T., I.B., dhe Sh.K., LIROHEN NGA AKUZA, ngase nuk është provuar se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar nga neni 414 par. 2 lidhur me par.1 dhe neni 31 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    I dëmtuari “Abi” Sh.P.K., për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civil.

    Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Kymete Kicaj, në pika të shkurtra ka arsyetuar dënimin e shqiptuar duke sqaruar se në bazë të administrimit të provave, duke analizuar veç e veç secilën provë materiale, deklarimet e dëshmitarëve dhe mbrojtjen e të akuzuarve, Gjykata ka gjetur se të akuzuarit I.Th., (në cilësi të Drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratave) dhe J.V., (në kuadër të zyrtares pranë Drejtorisë së Inspektorateve), duke vepruar me dashje direkte tejkalojnë autorizimet e tyre ligjore.

    Bazuar në të gjitha provat, Gjykata ka vlerësuar se autoritet – të akuzuarit nuk kanë respektuar ligjet e aplikueshme dhe udhëzimet administrative.

    I dëmtuari është udhëzuar në kontest të rregullt civil, pasi që trupi gjykues ekspertizës i ka falur besimin pjesërisht, vetëm sa i përket konstatimit të dëmit, por jo në lartësinë e tij në shumën prej 69,729.66 euro.

    Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

    Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

    Artikuj të ngjashëm

    Haskuka ndihet ”festueshëm” për ditëlindje dhe raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

    Mytaher Haskuka dhe tre ish-deputetët dënohen me nga 1 vit burgim me kusht

    Gjykata konfirmon aktakuzën kundër Mytaher Haskukës dhe tre ish-deputetëve tjerë

    Të Fundit

    SHBA dhe Gjermania dërgojnë 14 aeroplanë me pajisje ushtarake në Izrael

    Kurti: Tri ndërtesa të banimit social në Klinë po rinovohen

    Alba vjen me plot stil, “ndez” Instagraim me pamjet e fundit

    Abdixhiku i përgjigjet Krasniqit: Duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera

    “Ngucakeq – Kurti nëse s’i qëndron marrëveshjes me Limajn ka telashe me 4 mandate”, Sherifi: Takimi me LDK-në mjaft konstruktiv

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.