Ish-kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka po feston ditëlindjen, shkruan GazetaDemos.
Ai ka publikuar një fotografi, teksa shihet me një tortë dhe familjen e tij.
Haskuka ka bashkëngjitur edhe një tekst ku shkruan se ai nuk po feston vetëm ditëlindjen e tij por edhe pranimin e raportit të Komisionit Evropian për Kosovën e që sipas tij ky është raporti më pozitiv ndonjëherë.
”Tu festue raportin më pozitiv të Komisionit Evropian për Kosovën, liberalizimin e vizave… po edhe ditën që po plakem për një vit së bashku me zemrat”, ka shkruar ai.