Lajme

Haradinaj: Unë e marr si privilegj çdo ofendim që ma bën Donika Gërvalla

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla ka thënë se deklarata e saj për “gjeneralin e vetëshpallur” ka të bëjë me Daut Haradinajn, jo për Ramush Haradinajn.

“Daut Haradinaj është absolutisht një gjeneral i vetëshpallur. Kush e tha këtë? Pasaktësi… Absolutisht për Dautin”, deklaroi Gërvalla në T7.

E kësaj deklarate i reagoi vet Daut Haradinaj i cili tha se ai personalisht e ka udhëhequr Brigadën “Jusuf Gërvalla”.

“Ne jemi munduar ta kursejmë, dhe e përsëris, sepse personalisht e kam udhëhequr Brigadën “Jusuf Gërvalla”, ku i kemi rreth 300 dëshmorë. Është e pandershme, nëse e themi sot, por është pikërisht vajza e Jusuf Gërvallës ajo që në historinë e vet të pasluftës, të paktën një lule nuk ia ka vendosur një dëshmori. Dhe ajo ndoshta i konsideron gjeneralë ata që janë të Jugosllavisë, por vetë babai i saj, Jusufi, e keni në video dhe audio, kur thotë se “gjeneralët i lind lufta”. Pra, unë e marr si një privilegj çdo ofendim që ma bën ajo, sepse ajo veç ka filluar të kthehet në një person non grata për vlerat kombëtare, sepse nuk ka lënë gjë pa bërë kundër atyre vlerave. Ajo vetëm një përgjigje duhet t’ia japë publikut: pse e falënderoi Ivica Daçiqin në Këshillin e Sigurimit për dosjet, duke thënë që na ka ndihmuar me i çu krerët e UÇK-së në Hagë? Pra, nuk pres më mirë prej saj. Ajo ka arsye me i dhënë edhe 100 përgjigje të tjera, por unë do t’i thosha: merre me punët tua dhe na lë rehat, sepse historinë e dimë mirë jemi këtu. Dhe sa për kujtesën e saj: jam njëri prej atyre që kam dalë publikisht dhe e kam prezantuar UÇK-në në Llaushë, një vit para fillimit të luftës frontale. Edhe do t’i kujtoja asaj se liria nuk fitohet me dhuratë, por luftohet, derdhet gjak dhe fitohet, gjë që ajo nuk e ka bërë”, tha Haradinaj për “VOX KOSOVA”.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button