Haradinaj gjatë qëndrimit në SHBA ka zhvilluar takim me George Latimer, kryetar i Qarkut Westchester, njëherësh kandidat për përfaqësues në Kongresin Amerikan.
Ai e ka falenderuar për gjithë mbështetjen dhe angazhimin e tij, respektivisht SHBA-ve, në përkrahje të Republikës së Kosovës.
“Kosova ka qenë, është, dhe do të mbetet gjithmonë mirënjohëse për rolin dhe kontributin e SHBA-ve, përderisa marrëdhënia jonë do të zgjasë përgjithmonë” shkruan Haradinaj.
Postimi:
Takim i shkëlqyer me z. George Latimer, Kryetar i Qarkut Westchester, njëherësh kandidat për përfaqësues në Kongresin Amerikan. Me këtë rast e falënderova për gjithë mbështetjen dhe angazhimin e tij, respektivisht SHBA-ve, në përkrahje të Republikës së Kosovës. Kosova ka qenë, është, dhe do të mbetet gjithmonë mirënjohëse për rolin dhe kontributin e SHBA-ve, përderisa marrëdhënia jonë do të zgjasë përgjithmonë. Në bashkëbisedim me z. Latimer, si gjithnjë argumetova për rëndësinë e rrugëtimit dhe anëtarësimit të Kosovës NATO.