LajmeLIVE

Haradinaj: Suspendimi i 4 policëve vendim arbritrar: U suspenduan nga kërkush hiç

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj masave që janë ndërmarrë kundër katër zyrtarëve policorë, duke i cilësuar ato si veprime të motivuara politikisht dhe të pajustifikuara.

“Masat ekstreme që ishin marrë për katër policë janë dëshmi e ndërhyrjes së pastër politike, me qëllim të ushtrimit të diktatit me masa arbitrare, më parë nga Presidenca dhe tash nga kërkushi hiç”, ka deklaruar Haradinaj.

I plotë:

Masat ekstreme që ishin marrë për katër policë janë dëshmi e ndërhyrjes së pastër politike, me qëllim të ushtrimit të diktatit me masa arbitrare, më parë nga Presidenca dhe tash nga kërkushi hiç. Kurdo që të konstituohet Kuvendi, interpelanca është e domosdoshme për kidnapuesin e zyrës së Ministrisë se Brendshme.

Policia nuk është vegël përmes së cilës herë dëshironi të tregoni “muskuj” e herë i shtypni sipas agjendave tuaja politike ditore.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button