Lajme

Haradinaj: Populli i Kosovës e ka shpresën te Clark për drejtësi e pafajësi për çlirimtarët në Hagë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar sot me një mesazh falënderues drejtuar ish-komandantit të forcave të NATO-s, Gjeneral Wesley Clark, i cili po dëshmonë në Gjykatën Speciale në krah të ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka theksuar rëndësinë e kësaj dëshmie të gjeneralit në rrugën për drejtësi ndaj ish-krerëve, duke e paralelizuar me rëndësinë e punës së gjeneralit Clark gjatë luftës në Kosovë.

“Në kohën e rrezikimit të ekzistencës, populli i Kosovës shpresën e kishte te ti. Sot, populli i Kosovës dhe bashkëluftëtarët e UÇK-së, shpresën për drejtësi dhe pafajësi për çlirimtarët që po mbahen në Hagë e kanë te ti. Faleminderit, Gjeneral Clark. 🇽🇰🇺🇸“, deklaroi Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button