Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, po vazhdon punën në terren në kuadër të fushatës zgjedhore, edhe këto pak orë që na ndaj nga fillimi i votimit të qytetarëve për zgjedhje parlamentare, raporton GazetaDemos.
Ai sot gjatë ditës është takuar me të rinjtë e Aleancës, të cilët edhe i falënderoi.
“Më besojnë e ju besoj! Këta janë e vërteta e Kosovës. Rini, faleminderit për gjithçka! Krenar me ju!”, tha Haradinaj.