Haradinaj: Kushtetuta e Kaçanikut, akti që shkëputi Kosovën nga Jugosllavia

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot miratimin e Kushtetutës së Kosovës më 7 shtator 1990, duke theksuar rëndësinë e këtij akti historik për shkëputjen e Kosovës nga Serbia dhe Jugosllavia.
Haradinaj ka nderuar delegatët e asaj kohe për guximin dhe vizionin e tyre, të cilët me sakrificë vendosën themelet e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës.
”Më 7 shtator 1990, në Kaçanik, delegatët e Kuvendit të Kosovës aprovuan Kushtetutën e Kosovës, aktin historik që vendosi themelet e shkëputjes së Kosovës nga Serbia dhe Jugosllavia e atëhershme, të njohur si Kushtetuta e Kaçanikut. Me nderimin më të lartë kujtojmë delegatët e asaj kohe, të cilët në rrethana të vështira, me guxim dhe vizion, përfaqësuan aspiratën e kahmotshme të popullit shqiptar për liri dhe vendosën themelet e shtetësisë e pavarësisë së Kosovës. Mirënjohje e përjetshme për kontributin e tyre të pamohueshëm!”.