Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se deputeti Adem Hoxha, i është bashkuar Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Haradinaj ka ftuar edhe deputetët e tjerë që s’janë pjesë e grupeve parlamentare që t’i bashkohen.
“Jemi të hapur për krejt deputetë e komuniteteve që s’kanë grup që të na bashkohen, meqenëse edhe neve na mungon ashtu një deputet për grup. Jemi të hapur për Ademin dhe për tjerë nëse ka…Po, duket po., Kemi fillu një marrëdhënie të përbashkët, por ai e konfirmon vetë. Por, ne jemi të hapur edhe për të tjerë nëse s’kanë grup”, ka deklaruar Haradinaj.
Partia e Haradinaj ka mbetur me pesë deputetë. Sipas rregullores së Kuvendit për të qenë grup parlamentar duhet të jenë së paku gjashtë deputetë anëtarë në të, dhe kështu pa Hodzën, AAK do të mbeste pa grup parlamentar.