Lajme

Haradinaj: Dëshmia e Hill vërteton se UÇK-ja nuk ka kryer krime të organizuara

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, për FrontOnline ka folur pas dëshmisë së ambasadorit amerikan Christopher Hill në Gjykatën Speciale, duke e cilësuar atë si një dëshmi që përforcon drejtësinë e luftës çlirimtare.

“Dëshmia e Hill nuk është asgjë tjetër, por është vetëm diçka që dëshmon se UÇK-ja asnjëherë nuk ka bërë krime të organizuara. Ajo është vetëm gjykatë politike dhe asgjë tjetër’’ ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, përfaqësuesit amerikanë që po dëshmojnë në Hagë kanë ardhur për të mbrojtur jo vetëm luftën e drejtë të UÇK-së, por edhe ndërhyrjen ndërkombëtare që ndihmoi në çlirimin e Kosovës.“Mendoj se përfaqësuesit amerikan që erdhën këtu, kanë parë një orientim të qoroditur të vetëgjyqësorit dhe prandaj ata jo vetëm që kanë ardhur me mbrojtë luftën e drejtë të UÇK-së, por kanë ardhur me e mbrojtë edhe luftën e drejtë të forcave internacionale që kanë ndihmuar në luftën për çlirim”, theksoi ai.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button