Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hamiti: Zajednica po jetësohet me Albin Kurtin kryeministër

    26/04/2023 14:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka folur për takimin e radhës në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili do të mbahet më 2 maj.

    Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këtë takim do të prezantohet drafti i parë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Ai ka vlerësuar se “Zajednicës” po jetësohet në kohen e Albin Kurtit, i cili sa ishte në opozitë e kishte kundërshtuar fuqishëm.

    “Zajednica nuk kalon!’ ka qenë kauza me të cilën Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka ardhur në pushtet, ndër të tjera, para dy vjetësh. E ka kundërshtuar VV-ja formimin e Asociacionit me fjalë e me dhunë në Kuvendin e Kosovës. Më 2 maj kryeministri Albin Kurti takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel për të biseduar për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në Bruksel e Ohër së voni. Në takim do të prezantohet drafti i parë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, domethanë i Zajednicës, siç i janë referuar z. Kurti dhe VV-ja e tij vazhdimisht. Zajednica po jetësohet me Albin Kurtin kryeministër”, ka shkruar Hamiti.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Të Fundit

    Gjilas thotë se fëmija e pyet Vuçiqin se çfarë bëri atë ditë: Babi propozoi të vrisnin 100 myslimanë për një serb

    Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

    Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

    U pa në foto me armë, policia e arreston të dyshuarin në Shtime – i gjenden dy uniforma ushtarake

    Qytetari bën thirrjen publike për vajzën që iu mbulua

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.