Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hamiti i LDK-së: Albin Kurti ka rënë në grackën e Serbisë

    02/02/2023 20:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka komentuar gjashtë kushtet e kryeministrit Albin Kurti për Asociacion.in

    Sipas Hamitit, Qeveria Kurti rënë në grackën e Serbisë që sipas tij nuk ka qenë e interesuar të dialogoj.

    “Këto kushte duhet t’i kishte vendosur në biseda me Serbinë, në kuadër të dialogut, i cili është pezulluar për një kohë, për fajin e madh të Serbisë, por edhe për faktin tjetër që kjo qeveri, ky kryeministër ka rënë në grackën e Serbisë, e cila ka qenë e interesuar të mos vazhdoj dialogu”, ka thënë Hamiti në RTV Dukagjini.

    Ai tha se Asociacioni duhet të bëhet mbi bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, pra sipas tij, duke u zbatuar një Asociacion që nuk ka fuqi ekzekutive që nuk prek sistemin kushtetues.

    “Ky ka qenë qëndrimi i LDK-së, dhe ky është qëndrimi i drejtë”, ka deklaruar ai.

    Hamiti kritikon Kurtin duke besuar se me vite të tëra e “ka traumatizuar” shoqërinë e Kosovës dhe e ka polarizuar tej mase me fjalët që “Zajednica nuk kalon” e që në seancën plenare të së enjtes, në një mënyrë e ka thënë që Asociacioni kalon me kushte.

    “Qeveria duhet t’i marrë parasysh pikat që duhet zbatuar kurdo që vendos të hartojë statusin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën dhe marrëveshjen e 2013-ës dhe për ta çuar përpara dialogun”, ka thënë ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti: Përgjatë lumit Ibër janë 35 ura, në vjeshtë bëhen 37

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Të Fundit

    Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviq

    Erërat e forta në Lindau Bodensee të Gjermanisë, një vajzë ka mbetur brenda veturës

    Presidentja Osmani takon sot veç e veç krerët politikë, e nis me Kurtin

    Nxehtë sot, maksimalja deri në 35 gradë

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.