Veprimtari i Lidhjes Demokratike, Halil Geci, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti lidhur me një kërkesë për takim më 10 tetor, për të cilën tha se ende nuk i është mundësuar.
Duke iu drejtuar kreut të Qeverisë, Geci tha se ende pret që takimi të realizohet. Ky refuzim, ka shkruar Geci, i duket “si mbështetje ndaj Komunikatës nr. 59, një komunikatë e shkruar nga i biri i Haxhi Polatit.”
Ai shtoi se në këtë komunikatë thuhet mes tjerash se “Ganiu u ka prirë ofensivave serbe”.Kjo, tha ai, “ka pasur pasoja të rënda për familjen”, ndërsa përmendi plagosjen e Ganiut dhe vrasjen e dy shokëve.
“Pres mirëkuptimin tuaj dhe një përgjigje sa më të shpejtë për këtë çështje të rëndësishme.”– shtoi ai.