Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    “Guxo po bën hajgare se nuk e bën ministër”, Haxhi Avdyli i reagon gazetarit

    08/10/2022 11:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti Haxhi Avdyli tha se nuk është duke tentuar që të zë pozitën e ministrit të Shëndetësisë pas dorëheqjes së Rifat Latifit. 

    Ai këtë deklaratë e bëri në replikë me gazetarin Bujar Vitija, i cili tha se partia e tij po bën hajgare me të kur tha se Avdyli është propozimi i tyre për të parin e shëndetësisë. 

    “Me t’u dhimt Haxhi Avdyli. Ky është tentimi i tij i tretë mu bo ministër. Partia e tij e din që s’bohet ama po e tallin. Po i thojnë kena me t’propozu. Mos boni hajgare me njeri”, ka shkruar Vitija më herët.

    Avdyli reagoi duke thënë se është komod me pozitën e deputetit, derisa “përmendjet” se ai do të bëhet ministër i quajti si insistime të mediave e njerëzve të tjerë. 

    “Asnjëherë nuk kam tentuar dhe askush nuk po bën hajgare. Më shumë janë përmendje e insistime të mediave e njerëzve dashamirë. I falënderoj të gjithë ata që kanë konsideratë që jam i denjë për atë pozitë. Por, i nderuar Bujar, unë jam komod në pozitën e deputetit dhe nga aty po mundohem të jap kontribut me aq sa po mundem e aq sa po di për shëndetësinë dhe proceset tjera. Respekte e mirupafshim”, ka shkruar Avdyli në koment. 

    Derisa, gazetari Vitija tha se deklarata e bashkëkryetares së partisë Guxo, Donika Gërvalla, se Avdyli ishte kandidati i partisë së saj për ministër të Shëndetësisë iu duk e çuditshme për një arsye. 

    “Mbrëmë kryetarja e Guxo tha se do ta propozojë emrin tënd për ministër. Me sa e di marrëveshja e koalicionit nuk ju mundëson të keni edhe një ministri në Qeveri. T’u e pasë parasysh këtë fakt nuk e kuptova deklaratën e Gërvalles”, tha Vitija. 

    Artikuj të ngjashëm

    Haxhi Avdyli propozon që zgjedhjet të mbahen gjatë verës, kur në Kosovë është Diaspora

    Kurti tha se Kosova po vuan për shkak të sanksioneve, Avdyli: S’kanë kurrfarë efekti, janë fiktive

    Haxhi Avdyli: Thirrja e SHBA-ve për dinarin serb të merret seriozisht

    Të Fundit

    IPK del me komunikatë për vdekjen e qytetarit në Lipjan: Do ta hetojmë reagimin policor

    Aksident në hyrje të Fushë Kosovës, s’dihet për të lënduar – krijohen kolona të gjata – Policia në vendngjarje

    Tentoni të trafikonte armë në Shqipëri, arrestohet i riu nga Kosova

    Dogana ndalon tentim kontrabande në Vërmicë – Kapen mallra të padeklaruara me vlerë 1,800 €

    Gruaja e ish-policit që po mbahet në burg në Serbi kërkon ndihmë: Shteti ma ka kthyer shpinën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.