Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Guardiola flet për rikthimin e Messit në Barcelonë

    10/05/2023 18:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pep Guardiola ka folur për ESPN në lidhje me të ardhmen e Lionel Messit, duke thënë se ai do të bëjë të pamundurën për t’u kthyer në Barcelonë kur kontrata e tij me Paris Saint-Germain të përfundojë këtë verë.

    Babai dhe agjenti i Messit, Jorge Messi, ka lëshuan një deklaratë të martën duke mohuar se sulmuesi ka një marrëveshje për t’u transferuar në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm.

    “Unë jam një tifoz i Barcelonës, kam marrë biletat e mia [në Camp Nou] dhe vetëm shpresoj që një ditë t’i themi lamtumirë (Messit) ashtu siç e meriton. Ai është lojtari më i madh i të gjitha kohërave”.

    “Në 12 vitet e fundit apo më shumë, Barcelona pati një “bum” dhe kjo nuk do të ishte e mundur pa të. Dhe nuk po flas për numrat, por për përfshirjen e tij në lojë, bukurinë, efikasitetin dhe gjithçka”, ka thënë Pep.

    Guardiola ka trajnuar Messin në Camp Nou nga viti 2008 deri në vitin 2012, duke fituar tre tituj të La Ligës dhe dy të Ligës së Kampionëve.

    “Nuk do ta kisha menduar kurrë se do të përfundonte ashtu siç ndodhi. Jam i bindur se presidenti [Joan] Laporta e do Leon, dhe që kur u largua, ai ka thënë se [Messi] meriton të ketë një lamtumirë për figurën e rëndësishme që është”.

    “Shpresoj të vijë dita kur unë të jem në vendin tim [në Camp Nou] dhe të mund të ngrihem dhe të duartrokas dhe t’i them lamtumirë Leos ashtu siç e meriton. Dhe e di që Joan [Laporta] do të provojë, gjithashtu edhe Leo, dhe ai dhe familja e tij do të marrin gjithë dashurinë që tifozët e Barcelonës kanë për të, me gjithë mirënjohjen dhe respektin për atë që bëri për klubin”, deklaroi Guardiola.

    Artikuj të ngjashëm

    Raphinha i pakënaqur me ofertën e parë të Barcelonës

    13 të lënduar pasi makina përplasi turmën në ndeshjen Barcelona-Espanyol

    Përfundon ”ëndrra” për tifozët e Realit – është koha e gjumit, Barcelona KAMPION

    Të Fundit

    Milishevci – Bukuritë që Shërojnë

    Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

    Gjilas thotë se fëmija e pyet Vuçiqin se çfarë bëri atë ditë: Babi propozoi të vrisnin 100 myslimanë për një serb

    Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

    Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.