Një person është gjuajtur me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në Pejë, sot rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Lidhur me rastin Prokuroria Themelore e Pejës i ka nisur hetimet.
Kështu deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësi Shkodran Nikçi.
Nikçi tha se Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merren të veprimet e nevojshme për kapjen e personave që kanë kryer veprën penale.
“Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’, prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merren të gjitha veprimet e nevojshme dhe aktualisht është duke u kryer një punë intensive për kapjen e personit, apo personave për kryerjen e kësaj vepre penale”, tha Nikçi.