Ansambli i këngëve dhe valleve “Shota” ka marrë pjesë në festivalin e folklorit të Spanjë.
Nga ky përfaqësim, ansambli është kthyer me një super sukses.
Valltarët dhe valltaret ‘rrëmbyen’ çmimin kryesor “Grand Premio” në Zamora.
Për këtë arritje në Klan Kosova ka folur Mehmet Xhemajli.
“Jemi një ansambël që e bëjmë një punë të jastëzakonshme me përkushtim të madh”, tha Xhemajli.
Ai theksoi se gjatë paraqitjeve “u prezantua trashëgimia kulturore e pasur e krejt trevave shqiptare”.