Dy ish-konkurrentet e Big Brother VIP Kosova, Shota Baraliu dhe Juliana Nura kanë pasur një përplasje tjetër.
Ato kanë debatuar për mosmarrëveshjet që kanë pasur gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK, ku vazhdimisht janë zënë njëra me tjetrën.
Shota u shpreh e lumtur që miku i saj, reperi Stresi, e fitoi Big Brother-in në finalen e madhe dhe jo Xhuli.
Madje kësaj të fundit iu drejtua duke i thënë se ka pasur pretendime që të bëhet fytyrë promovuese e një kompanie ndërkombëtare, por u bë imazhi i një kompanie të miellit.
“Ti s’e ke fituar çmimin, ke pasur pretendime për të qenë në një reklamë ndërkombëtare, por përfundove në paketim të miellit”, i ka thënë Shota-Xhulit.
Për këtë ajo u bazua në faktin që Xhuli në natën finale fitoi një kontratë një vjeçare bashkëpunimi me komapaninë e miellit “M&Sillosi”, për t’u bërë imazh i promovimit të produkteve të tyre.