Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Goli i portierit shpëtoi Lazion, Sarri: Ju lutem, mos e cilësoni fat!

    20/09/2023 12:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lazio luajti mirë ndaj Atletico Madrid në takimin e parë të fazës së grupeve të Champions League (1-1). Skuadra e Maurizio Sarrit ia doli të evitonte humbjen falë golit të portierit Ivan Provedel në minutat shtesë të takimit.

    Moment që krijoi emocione të forta në “Olimpico”. Trajneri i skuadrës italiane, nuk e cilësoi fat golin e portierit. Por drejtësi, pasi sipas Sarrit djemtë e tij nuk e meritonin të dilnin pa pikë nga përballja kundër “armatës” së Diego Simeones.

    “Goli duket si një episod fati sepse shënoi portieri, por ishte e drejtë të ndodhte kështu. Nuk e meritonim humbjen. Pavarësisht se e mbyllëm pjesën e parë në disavantazh, ne nuk u dorëzuam. Mbetëm në lojë në një ndeshje tepër të vështirë. Ata mbrohen dhe nisen me kundërsulme, e bëjnë me lehtësi të madhe një gjë të tillë. E merituam pikën e marrë.

    Ivan Provedel’s goal against Atletico Madrid with the Titanic music 💙 pic.twitter.com/jmr4tkWY8C

    — Fútbol (@El_Futbolesque) September 20, 2023

    Kritikat? Thonë që jemi në vështirësi, por ne kemi marrë një fitore, një humbje dhe një barazim kundër Napolit, Juventusit dhe Atletico Madrid… Tri nga skuadrat më të mira në Europë”, deklaroi trajneri i bardhekaltërve.

    Përveç “Colchoneros”, dy kundërshtarët e tjerë të Lazios në grupin E në Champions janë holandezët e Feyenoordit dhe skocezët e Celticut.

    Artikuj të ngjashëm

    Igli Tare mund të largohet nga Lazio, Juventusi ndër opsionet për të vazhduar karrierën

    Xavi bëhet qendër e interesimeve të PSG-së dhe Lazios

    Ermal Krasniqi i driblon disa futbollistë të Lazios dhe e lë skuadrën italiane me një lojtar më pak

    Të Fundit

    Arrestohen dy persona në Mitrovicë, policia sekuestron armë e afër 200 fishekë – PAMJE

    Takimi i thirrur nga Osmani, AAK konfirmon pjesëmarrjen

    Me iniciativë të Osmanit dhe shtetit të Katarit: Invalidët e luftës do të pajisen me proteza ortopedike të avancuara

    “Vrasësi i heshtur”, çfarë duhet të dini rreth të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Evropën

    Ambasada amerikane bën përgatitjet për festimin e 249-vjetorit të Pavarësisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.