Një incident i rëndë është raportuar të ketë ndodhur sot në fshatin Qyshk të komunës së Pejës, ku një person ka shtënë me armë zjarri pranë një mobilierie dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se rreth orës 10:20, Policia është njoftuar për të shtënat me armë të gjatë zjarri në këtë lokacion.
Sipas tij, i dyshuari është identifikuar, por aktualisht ndodhet në arrati.
Sipas Policisë së Kosovës, në këtë ngjarje nuk është raportuar për persona të lënduar.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 10:20. Policia është në vendin e ngjarjes, janë gjetur disa gëzhoja. Identiteti i të dyshuarit dihet, por është larguar”, njoftoi Gashi.