Uncategorized

Gjendet e vdekur një grua në një objekt të pabanuar në Pejë

Është gjetur pa shenja jete një person në një objekt të pabanuar në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”.

“Më 06.09.2025 rreth orës 18:30 policia është njoftuar se në një objekt të pabanuar, në dysheme është i shtrirë një person, i cili dyshohet se është pa shenja jetë”.

“Policia dhe emergjenca kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës”.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Back to top button