Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjenden mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë

    15/05/2025 17:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se janë gjetur mbetjet mortore të tre personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

    Haxhiu tha se mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme dhe procesin e identifikimit.

    “Pas dy ditëve të operacioneve të gërmimit dhe zhvarrimit në Prishtinë, ekipet mjekoligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe EULEX, me mbështetjen e Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës dhe Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, kanë lokalizuar mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme dhe procesin e identifikimit” shkruan Haxhiu.

    Ky rezultat është arritur falë një pune të gjatë dhe të koordinuar analitike nga institucionet përkatëse, si dhe mbështetjes së vazhdueshme të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

    Artikuj të ngjashëm

    Pretendimet për ngacmime seksuale në veri, Haxhiu mbledh përfaqësuesit e Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë

    Haxhiu: Pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, u mundësua gjykimi në mungesë

    Haxhiu pasi dështoi dy herë të bëhet kryeparlamentare: Do të jem sërish unë emri i propozuar

    Të Fundit

    Izraeli njofton armëpushim në Siri

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Në Shqipëri zbulohet vendbanimi më i vjetër liqenor në Evropë

    Loredana pranon pendimin për lidhjen me Jozin në Big Brother dhe zbulon statusin e saj

    SHBA kërcënon me masa të reja Rusinë nëse nuk pranon armëpushim në Ukrainë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.