Gjashtë ndeshje interesante janë zhvilluar sot në elitën kryesore të basketbollit në NBA, në kuadër të xhiros së tretë.
Kampioni aktual, Golden State Warriors ka triumfuar ndaj Sacramento Kings, me rezultat 130-125.
Në fitoren e Warrios, më të dalluarit ishin Steph Curry, me 33 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime dhe Andrew Wiggins me 24 pikë, pesë asistime dhe një asistim.
Një fitore të madhe gjatë kësaj nate e arriti Portland Trail Blazers ndaj Los Angeles Lakers, me rezultat të ngushtë 106-104.
Damian Lillard ishte i papërmbajtshëm në fitoren e Blazers, me 41 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime.
Derisa te Lakers u dallua i zakonshmi Lebron James, me 31 pikë, tetë kërcime dhe tetë asistime.
Një tjetër ndeshje interesante u zhvillua në mes Cleveland Cavaliers dhe Washington Wizards, pasi fituesi u përcaktua në kohën shtesë.
Cavaliers triumfuan ndaj Wizards, me rezultat 117-107.
Në fitoern e Calavliers u dallua Donovan Mitchell me 37 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.
Teksa nuk mjaftoi kjo ndeshje, pas edhe një tjetër iu desh koha shtesë për t’u përcaktuar fituesi në fund.
Utah Jazz triumfoi ndaj Neë Orleans Pelicans, me rezultat të ngushtë 122-121.
Më i miri në fitoren e Jazz, ishte Lauri Markkanen, i cili ishte i pandalshëm, me 31 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime.
Në përballjen tjetër të kësaj nate, Los Angeles Clippers triumfoi ndaj Phoenix Suns, me rezultat 112-95.
Teksa Minnesota Timberwolves e gjeti fitoren e dytë ndaj Oklahoma City Thunder, me rezultat 116-106.