Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është deklaruar shkurt për media pak para fillimit të seancës konstituive, raporton GazetaDemos.
Ajo në këtë adresim të shkurtër ka fajësuar opozitën për bllokim të procesit për ecurinë e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
“Nëse opozita është gati sot të mos bllokojë, vazhdojmë me procedurat e përpara”, tha ajo.
E njëjta nuk pranoi të zbulojë nëse Lëvizja Vetëvendosje i ka siguruar votat për përfundimin e konstituimit.
“Ne sot e kemi edhe vazhdimin e seancës, do të shohim sa do të jetë në gjendje opozita të ndjekë procedurën”, tha ajo.