Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe kreu i PD-së Sali Berisha do të fluturojnë sot drejt veriut të Italisë për të bindur emigrantët t’i votojnë ata.
Të dy do të vendosen në veri të vendit fqinj, rreth 100 km larg njëri-tjetrit, një distancë që mund të arrihet për 1 orë me veturë.
Madje si kryesocialisti, ashtu edhe kryedemokrati, i kanë mitingjet shumë afër edhe në orar.
Sipas raportimeve të mediave shqiptare, Edi Rama do i takojë i pari të tijtë, në Milano, në orën 15:00, ndërsa një orë më pas, në 16:00, mbështetësit e Berishës do të mblidhen në Brescia.
Në Itali janë regjistruar afro 90 mijë votues.