FSK vlerësohet për ngritjen e aftësive në ushtrimin e NATO-s “Golden Sabre 25”
“Golden Sabre 25”, i organizuar dy herë nga NATO, është një ushtrim në të cilin ka marrë pjesë dy herë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Ky ushtrim është cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt avancimit të bashkëpunimit ndërinstitucional mes KFOR-it, FSK-së, Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.
“Angazhimi i FSK-së në këtë kontekst shumëkombësh, me kapacitetet specialistike të Gardës Kombëtare, përbën një dëshmi të qartë të avancimit të aftësive në realizimin e detyrave kyçe për ofrimin e Mbështetjes Ushtarake për Autoritetet Civile (MUAC), në përputhje me standardet e NATO-s”, thuhet mes tjerash në njoftim.
“Ky aktivitet mblodhi pjesëmarrës nga vende të ndryshme partnere dhe aleate, me qëllim të rritjes së ndërveprueshmërisë dhe testimit të gatishmërisë dhe përgjigjes së koordinuar ndaj krizave, në një mjedis kompleks operacional”.