Operacioni i ndërmarrë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, të martën me qëllim gjetjen e trupit të 33 vjeçarit që u hodh në Ujman të dielën, nuk po del të jetë diçka e jashtëzakonshme.
Të paktën kështu e sheh një ish-ushtarak që për vite me radhë ka shërbyer në FSK.
Ish gjenerali, Afrim Veseli thotë se ndërhyrjet e tilla në veri kanë qenë të shpeshta, pjesë e të cilave ka qenë vetë ai.
Por, Veseli nuk është i kënaqur edhe me një gjë në krejt situatën e krijuar tek liqeni i Ujmanit.
Reagimet e shumta politike, pas zbarkimit të Njësiteve të Specializuara për Kërkim Shpëtim të FSK-së, i lanë shije të keqe.
Këtë Veseli e kritikon goxha fort.