Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, në lidhje me Asociacionin, shkruan GazetaDemos.
Krasniqi shkruan se në fillim Vetëvendosje thoshte se “Zajednica nuk kalon”, më pas “kalon por me 6 kushte”, pastaj “vetë-menaxhim”, e në fund fare “Zajednica kalon”.
Ai e përfundon duke shkruar se ky është rasti kur “Luani bëhet Mi”.
Postimi i plotë:
– Në fillim: “Zajednica nuk kalon”,
– Pastaj: “kalon por me 6 kushte”,
– Pastaj: “vetë-menaxhim”,
– Në fund: “Zajednica kalon”
Ky është rasti kur “Luani” bëhet “Mi”.