Sonte do të mësohet finalisti i dytë i Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku kampioni aktual Franca do të përballet me sensacionin e këtij turneu, Marokun
Në eliminatore Franca e mposhti Poloninë 3:1 kurse në çerekfinale e eliminoi Anglinë me rezultat të ngushtë 2:1.
Ndërkaq, Maroku me plot meritë mund të cilësohet sensacioni i këtij edicioni të Kupës së Botës, pasi që në eliminatore e mposhti Spanjën me penallti, kurse në çerekfinale e eliminoi Portugalinë me shifrat 1:0.
Përballja e fundit mes Francës dhe Marokut daton në muajin nëntor të vitit 2007, ku asokohe ndeshja u mbyll pa fitues me rezultat të barabartë 2:2.
Për Francën sot nuk do të paraqiten Benzema, Hernandez kurse te Maroku mungon Ëalid Cheddira për shkak të kartonit të kuq.
Ndeshja starton nga ora 20:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:
Franca: Lloris; Kounde, Varane, Konate, Theo Hernandez; Tchouameni, Fofana; Dembele, Griezmann, Mbappe; Giroud
Maroku: Bono; Hakimi, El Yamiq, Aguerd, Saiss, Mazraoui; Amrabat, Ounahi; Ziyech, En Nesyri, Boufal.