Sport

Florentino Perez nuk do të jetë prezent në ”El Clasico”, në ndeshjen ku Barcelona pritet të festojë titullin

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk do të jetë prezent në ”El Clasico”.

”Los Blancos” do të jetë mysafire e Barcelonës, ndeshje e cila zhvillohet të dielen nga ora 21:00

Sipas asaj që raporton El Chiringuito, Perez nuk do të jetë prezent në ”Camp Nou”, pasi diplomacia midis dy gjigantëve spanjollë është në pikën e saj më të ulët në vite për shkak të rastit “Negreira”.

Një tjetër arsye mund të jetë edhe fakti se Barcelona pikërisht në ”El Clasico” mund të festojë titullin e 29-të./

Artikuj të ngjashëm

Back to top button