Ka filluar seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, raporton GazetaDemos.
Udhëheqësi i kësaj seance si deputeti më i vjetër i Kuvendit, Avni Dehari, i ka ftuar në një sallë private, përfaqësuesit e partive politike, për konsultimin e fundit.
I njëjti tha se kjo kunsultë do të bëhet që “mos të shkelet ligji”.
“Letra [nga Presidetja e vendit, Vjosa Osmani] që ka ardhur ka dhënë sqarime në një aspekt, por nuk ka dhënë një zgjidhje përfundimtare. Ajo kërkon nga ne që të gjejmë forcë dhe mirëkuptim që të tejkalojmë dhe mos ta bllokojmë situatën në Kuvend. Për këtë arsye, kam nevojë që së bashku t’i thërras përfaq e partive politike në një sallë që të konsultohemi se si do të vazhdojmë tutje. Të konsultohemi që të mos bëjmë ndonjë shkelje procedurale, e ndiej më së të nevojshme”, tha Dehari.