Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Fetahu thotë se Kushtetuesja i dha leksion Qeverisë që po propozon ligje jokushtetuese

    27/12/2023 18:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Avokati, Faton Fetahu duke komentuar kontestimin e Ligjeve të Qeverisë në  Gjykatën Kushtetuese, tha se kjo e fundit i dha një leksion të jashtëzakonshëm Qeverisë e cila sipas tij, po propozon ligje jokushtetuese.

    I ftuar në emisionin “Ditari”, Fetahu madje tha se kjo nuk është hera e parë që kjo qeveri po e shkel Kushtetutën e vendit, pasi sipas tij, tashmë rastet e shkeljeve kanë kaluar nivelin dyshifror.

    “Jo rastësisht besoj se është dhënë afati gjashtë mujorë, sepse duhet bërë edhe planifikimet buxhetore në mënyrë që të zbatohet në mënyrë të plotë dhe të drejtë  aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i cili në fakt fatkeqësisht ia dha një leksion të jashtëzakonshëm kësaj shumice parlamentare dhe kësaj qeverie mbi të gjitha, ecila propozon ligje jokushtetuese. E aq më keq e më tepër Kuvendi miraton të njëjtat pa pasur kurajën që të marrë për  bazë vërejtjet dhe kur bëhet fjalë për çështje të profesionit, për çështje të së drejtës, Kushtetutës e kështu me radhë. Dhe ky nuk është rasti i parë që kjo Qeveri po e shkelë Kushtetutën, por tashmë aq shumë ka bërë shkelje saqë ato janë bërë të nivelit dyshifror. Kjo është fatkeqësi për vendin dhe për vet ata tek e fundit”, tha Fetahu.

    Derisa shtoi se partia në pushtet po e trajton Kushtetutën e vendit me përbuzje e jo me respekt.

    “Fatkeqësi për mungesën e edukimit kushtetues që i mungon kësaj klase politike, veçanërisht kësaj që është në pushtet, në mënyrë që ta trajtojë Kushtetutën me respekt.  Por e sheh me përbuzje fatkeqësisht, e sheh me një motivacion shumë të ulët, shumë dashakeqës “, shtoi ai.

    Ndryshe, dje Gjykata Kushtetues e Kosovës e ka pranuar ankesën e Avokatit të popullit, duke e rrëzuar kështu Ligjin e Pagave.

    Sipas Kushtetueses, kjo gjykatë ka vendosur lidhur me kërkesën në rastin e parashtruar nga Avokati i Popullit, bazuar në përcaktimet e Kushtetutës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik.

    Avokati i Popullit e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin e Pagave pas paraqitjes së afër 100 ankesa kundër këtij ligji.

    Ligji i Pagave u miratua në Kuvendin e Kosovës më 5 shkurt të këtij viti me 63 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Partitë opozitare nuk e votuan këtë ligj pasi që sipas tyre vlera e koeficientit duhet të ishte më e lartë.

    Qeveria kishte vendosur që vlera e koeficientit të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 për vitin 2024

    Artikuj të ngjashëm

    Kadri Veseli paditë për shpifje deputetin e Vetëvendosjes

    Fetahu: Qeveria i mashtroi qytetarët me ligjin për faljen e tatimit

    Të Fundit

    Takimi me Osmanin, Haradinaj: Të kthehet praktika e hapur, do të votojmë ‘për’ ose ‘kundër’

    “Përmbysje e rendit kushtetues”, “veprime arbitrare nga partia e parë”, Abdixhku shkruan për takimin me Osmanin

    Zbulohen datat e “El Clasicos” për sezonin e ri

    Dafina Zeqiri paralajmëron projektin e ri

    Nis takimi i presidenten me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.