Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Ferri” që përjetuan kosovarët brenda autobusit gjatë kthimit nga Shëngjini, pamje trishtuese

    19/07/2022 08:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Udhëtimi nga Shëngjini për në Kosovë nuk shkoi mirë për disa kosovarë. Në autobusin me të cilin po ktheheshin nga pushimet, nuk punonte klima.

    Në temperatura të larta, fëmijë e të rritur po vuanin nga i nxehti i madh brenda autobusit të një kompanie kosovare (emër i njohur për redaksinë).

    Një udhëtar në kushte anonimiteti ka rrëfyer për Indeksonline vuajtjen që kishin përjetuar përgjatë atij udhëtimi.

    I njëjti ka dërguar pamje ku shihet se si udhëtarët flladiteshin me kartona, e disa të tjerë lageshin me ujë

    View this post on Instagram

    A post shared by IndeksOnline (@indeksonline)

    Madje në pamje shihen edhe fëmijët që janë zhveshur si pasojë e të nxehtit.

    “Gjatë udhëtimit nga Shëngjini në Kosovë autobusi ishte pa klimë, brenda autobusit ishte shumë vapë e madhe, ishte 46C. Udhëtarët nuk mund të duronin nga vapa, kishin kerkesa që ti hapshin dyert e autobusit ose të ndalet ne një vend që të pushojnë pak por nuk i merrshin parasysh fjalët tona, vetëm na mashtronin duke thënë se vetëm sa është ndezur autobusi.

    Vertetë ka qenë një vapë shumë e madhe ku disa fëmijë ishin të zhveshur e disa prej tyre fillonin të qanin. Prindërit e tyre u kujdesshin për ta duke i flladitur me maicat e tyre, ku disa gra u degjoshin duke biseduar me njera tjetren këtë mundim dhe krejt djersitje nuk e kam pasur as gjatë lindjes. Ka pasur edhe ngacafytje me fjale mes udhëtarëve dhe nje personi kryesor i ati autobusit. Nje grua filloi të ankohet te ai person dhe i thoshte që do e lajmërojë policin dhe ai filloi ti bertiste duke i thon qe kujna don me ja lajmëru ti policin, pse me lajmëru ti policin, ne atë momet kemi qenë si nje lloj kercënimi. Tek shoferët ishin dy flladitse ku ata nuk kishin fare vapë, shoferët i kanë ulur disa familjarë te tyre tek shkallet e shoferit edhe duke pasur vende te lira mbrapa dhe ai gjithmon ishte duke biseduar me ata ku mund ta kishte bërë nje fatalitet”, u shpreh udhëtari.

    Artikuj të ngjashëm

    Fushatë vetëdijësuese për kancerin e gjirit – nesër fillon qarkullimi i autobusit me logon “Race for the Cure Prishtina 2024”

    Rana e Hedhun në Shëngjin tërheq turistët e huaj

    Ndryshimi i klimës mund të ndikojë në matjen e kohës

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.